Bursat në nivelin më të ulët në Eurozonë
Paris, 1 tetor - Bursat europiane njohën rënie më të madhe të premten, ku humbjet ishin më të rënda në dekadën e fundit.
Aksionet në Francë dhe në Gjermani humbën në vlerë më shumë se 25 për qind, krahasuar me muajin qershor, ndërsa në Londër, bursa u mbyll me një rënie prej gati 14 për qind.
Më herët, tregjet u treguan optimiste madje pati edhe një rritje të papritur të inflacionit në Eurozonë deri në 3 për qind.
Edhe Wall Street është hapur shifra negative sot , ndërsa pritet të mbyllet me humbje.
Sipas ekonomistëve shqetësimeve për aftësinë e vendeve të Eurozonës për të paguar borxhet e veta, po u shtohen me shpejtësi shqetësime të reja, ato për një krizë të re në sektorin e bankave dhe atë të kredive.