Bursat ndërkombëtare në kontrast
New York, 18 gusht - Mbyllje në kontrast për bursën e Wall Street në New York. Ndërsa Dow Jones shënoi rritje me 0.03 për qind të pikëve, indeksi tjetër Nasdaq shënoi rënie me vlerën 0.47 për qind.
Rritje shënoi edhe indeksi SP, që fitoi 0.09 për qind të totalit të pikëve.
Bursat ndërkombëtare po kalojnë paqartësitë e krijuara nga rreziku i rikthimit të krizës financiare në disa vende.
Stabilizimit të tregjeve nuk u ka shërbyer as takimi i një dite më parë mes kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin Francez, Nikolas Sarkozi.