24 Dhjetor 2024

Bursat hapen me rënie

New York, 3 tetor - Tregjet e aksioneve u celën me rënie të ndjeshme këtë mengjes, pas lajmeve se Greqia, me shume gjase, nuk do t'i përmbushë dot objektivat e tkurrjes së deficitit.

Indekset ne Londer, Frankfurt e Paris ishin te gjitha me minus, ndersa frika mbi sigurine e euros nuk kurseu as tregjet aziatike, edhe ato ne humbje. Aksionet ne Hong-Kong rane me 5% dhe ne Australi mbyllja ishte me 2,7% me pak.

Euro ka mberritur ne nivelin e kembimit me 1,33 dollare, qe shenon piken me te ulet te tete muajve te fundit. Humbjet me te medha ne Europe i paten aksione bankare per shkak te frikes qe rrethon ekspozimin e tyre ndaj borxhit qeveritar grek.

Kjo ka qene nje vere e paqendrueshme per tregjet globale ne pergjithesi, me ulje-ngritje te forta qe i detyrohen ne mase te madhe pasigurise se paprecedent ne mesin e investitoreve, qe lidhej sa me ekonomine boterore, ashtu edhe me friken se politikanet nuk do te jene ne gjendje t`i japin problemeve ekonomike nje zgjidhje.

Te dhenat e fundit lene te kuptohet se rimekembja e perendimit kaq e pat, duke i hedhur me shume benzine zjarrit te krizes se borxhit te Eurozones.

Kjo e fundit, sic druhen investitoret, mund te kthehet ne nje krize te dyte bankare nese qeverite nuk do te arrijne te shlyejne huate e marra. Dhe perballe shqetesimit te dyfishte, pak eshte bere per te ofruar garanci se kriza do te frenohet.

Periudha korrik-shtator ka qene nje prej tremujoreve me te keqinj per tregjet e aksioneve. Vetem ne bursen e Londres, ato kane rene me 14%, performance me e dobet qe prej vitit 2002. Sa per aksionet ne France dhe Gjermani, qe prej fundit te muajit qershor, ato kane humbur me shume se 25% te vleres. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)