23 Dhjetor 2024

Bursat evropiane me rënien më të madhe

Londër, 29 korrik - Indeksi i bursave evropiane edhe më tutje shënon rënie, më së shumti për shkak të brengosjes së tregut nga vonesa e negociatave brendaamerikane për rritjen e limitit për huazim të administratës së SHBA-së.

Brengosja më e madhe e investitorëve vjen nga frika e rënies së madhe të rejtingut kreditor amerikan, me çka në mesin e humbësve më të mëdhenj në bursat evropiane janë bankat.

Indeksi i Bursës së Londrës “Ftse” dje ra për 0,47 për qind, DAX-i i Frankfurtit për 0,48 për qind, SAS-i parisien për 0,84 për qind.

Investitorët janë të detyruar të jenë të kujdesshëm edhe për shkak të krizës afatgjate të borxhit në Eurozonën.

Bankat janë në mesin e humbësve më të mëdhenj gjatë rënies së fundit të bursave evropiane, me rënie mesatare të çmimit të aksioneve prej dy për qind, më së shumti për shkak të ekspozimit ndaj borxhit të Eurozonës.

Dukshëm është dobësuar vlera e aksioneve të bankave italiane Intesa SanPaolo dhe UniCredit, për 4,7 dhe 4,1 për qind.

Humbje shënon edhe sektori automobilistik, me rënie mesatare të çmimit të aksioneve prej 0,5 për qind.

Në mesin e humbësve të rrallë është gjiganti global i metalit ArcelorMittal, aksionet e të cilit u shtrenjtuan për 1,9 për qind, pasi kompania publikoi rezultate më të mira sesa është pritur për punën në tremujorin e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)