Bursat evropiane hapen me ulje nga deklaratat e Angela Merkel

Frankfurt, 28 gusht - Indekset kryesore të bursave europiane filluan ankandet me ulje në kuadër të deklaratave të Kancelares gjermane Angela Merkel që mbështet kreun e Bankës Qendrore të vendit, i cili shprehet kundër blerjes së obligacioneve shtetërore të vendeve problematike nga rregullatori evropian.
Në minutat e para të ankandeve gjermani DAX 30 ra 0,15%, francezi CAC 40 humbi 0,38%. Ankandet në Londër nuk po mbahen në lidhje me ditën e pushimit.
Në prag në një intervistë për kanalin televiziv ARD Angela Merkel tha: \"Unë mendoj se është mirë që Jens Weidmann vazhdimisht u kujton politikanëve që Gjermania është kundër blerjes së obligacioneve shtetërore. Unë e mbështes zotin Weidmann, i cili si president i Bankës Qendrore, ka një ndikim të madh në Bankën Qendrore Evropiane\".
Vetë Jens Weidmann të dielën tha: \"Ne nuk duhet të nënvlerësojnë rrezikun që aksesi në financimin nga Banka Qendrore Evropiane mund të shndërrohet në diçka të ngjashme me lëndën narkotike, nga e cila është e vështirë të heqësh dorë. Një qasje e tillë për mua do të thotë vënien në përdorim të makinës së stampimit të parave\"