23 Dhjetor 2024

Bursat evropiane bien deri në 6 për qind

Londër, 10 gusht - Pas një hapjeje të paqartë, Bursat evropiane dje kane renë serish, duke mos qenë në gjendje ta ndalojnë rënien e tyre të thellë pavarësisht ndërhyrjes së liderëve politikë përpara një mbledhjeje themelore të Rezervës Federale amerikane, Fed.

Dje rreth orës 10:50, bursa e Londrës ra me 5 për qind, Frankfurti me më tepër se 6 për qind dhe Parisi humbi rreth katër për qind, ndërkohë që Madridi ra me më tepër se 3 për qind dhe Milano rreth 2 për qind.

"Është një kapitullim i vërtetë, një cunami, asnjë sektor nuk u kursye. Asgjë nuk duket ta ndalë panikun dhe nuk pritet ndonjë gjë e madhe nga Rezerva federale amerikane", komenton Renaud Murail, administruesi aksionesh në Barclays Bourse.

Pavarësisht mobilizimit të përgjithshëm të liderëve politikë, me në krye Barak Obamën dhe të disa bankierëve të bankave qendrorë të globit, spiralja në rënie ka rifilluar pa ndërprerje në tregjet financiare.

Të pa qetësuar nga fjalimi i djeshëm i presidentit amerikan i cili mbrojti statutin e Shteteve të Bashkuara pas uljes së vlerësimit të vendit nga agjencia Standard & Poor's, investitorët janë kthyer tashmë nga Fed-i që mbledh sot komitetin e tij të politikave monetare.

Në Azi, pas një hapjeje në rënie të lirë sot, tregjet e kufizuan rënien. Kështu, Tokioja ra me 1,68 për qind në mbyllje, Shangai u mbyll me ekuilibër, ndërsa Hong Kongu ra me 5,66 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)