22 Dhjetor 2024

Bursat europiane u rriten sot gjatë dites

Athinë, 8 mars - Aksionet evropiane u rritën të hënën, në të shtatin sesion rresht, pasi u davaritën shqetësimet rreth situatës fiskale në Greqi. Bankat fituan mirë, por kompanitë farmaceutike u gjendën nën presion në tregje.

Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,1 përqind. Ndër bankat që e interpretuan sot mirë tregun, Banco Santander, BBVA, Unicredit dhe Barclays u rritën nga 0,6 në 1,5 përqind.

Disa specialistë mendojnë se tregu është disi më pozitiv, i nxitur nga ato që u raportuan në SHBA javën e kaluar. Ata shtojnë se, edhe pse Evropa duket se nuk i ka zgjidhur tërë problemet, më e keqja për Greqinë duket se ka kaluar për momentin, edhe pse kjo s’do të thotë se shqetësimi nuk do të ridalë në skenë.

Guvernatori i bankës qendrore greke Jorgos Provopoulos deklaroi për një gazetë gjermane të hënën se Greqia nuk do të ketë nevojë për ndihmë të huaj, për të trajtuar problemin e vet të borxhit.

Në tregje, kompanitë farmaceutike ishin humbësit më të mëdhenj. AstraZeneca ra 0,6 përqind, pasi deklaroi se ilaçi kundër kancerit, Recentin, nuk ia doli të fitojë legjitimitet në përplasjen me ilaçin Avastin të kompanisë tjetër, në trajtimin e pacientëve me kancer kolorektal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)