28 Dhjetor 2024

Bursat europiane shënojnë rritje

Frankufurt, 4 janar - Tregjet e aksioneve në Itali, Gjermani dhe Francë u rritën gjatë ditës së parë të tregtimit në 2017-n, ndikuar kryesisht prej rritjes se fortë të sektorit të prodhimit.

Bursa italiane, FTSE MiB u mbyll në nivelin 1.7%, duke kapur nivelin më të lartë që nga janari i vitit që lamë pas.

Aksionet e listuara në bursën gjermane u rritën me 1%, duke kapur nivelet më të larta në 17 muaj.

Edhe aksionet e listuara në bursën franceze u rritën me 0.4%, duke shënuar një rekord të ri.

Rritja e industrisë prodhuese gjermane, e cila arriti pikun e tre viteve të fundit, erdhi kryesisht prej rritjes së kërkesës nga Azia dhe Shtetet e Bashkuara.

Aksionet italiane u nxitën dhe prej garës midis huadhënësve italianë. Indeksi i bankave italiane u rrit me rreth 2%, duke reflektuar bashkimin e Bankës Popullore me Bankën Popullore të Milanos. Edhe bankat e tjera reflektuan rritje në ditën e parë të tregtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)