22 Dhjetor 2024

Bursat europiane rriten të premten

Londër, 13 mars - Aksionet evropiane u rritën të premten, duke kthyer kursin e sesionit të kaluar. Bankat u ngritën në tregje, pas dështimit të bisedimeve për reformat bankare në SHBA. Investitorët, nga ana tjetër, mbeten në pritje të të dhënave ekonomike për më tepër orientim.

Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,3 përqind, pasi e mbylli të enjten me një rënie prej 0,3 përqind.

Bankat ishin interpretues të mirë dhe fituesit më të mëdhenj sot në tregje. Barclays, Societe Generale, BNP Paribas dhe Deutsche Bank u rritën nga 0,5 në 0,7 përqind.

Shanset për një rishikim të përgjithshëm të normave rregulluese të sistemit financiar amerikan u zbehën të enjten, pasi dështuan bisedimet në senatin bipartizan mes demokratëve dhe republikanëve, duke vënë në rrezik një prej prioriteteve kryesore të administratës Obama.

Ndër kompanitë individuale që e interpretuan sot mirë tregun, është edhe norvegjezja Yara International, e cila u rrit 4,6 përqind, pasi deklaroi se nuk do ta ngrinte ofertën për blerjen e kompanisë Terra Industries për të barazuar apo kapërcyer ofertën e rivales së vet, CF Industries Holdings, në tenderin për blerjen e Terra-s.

Ndër kompanitë që shënuan humbje, grupi italian i naftës dhe gazit Eni ra 0,9 përqind, pasi kompania e uli objektivin e rritjes së prodhimit, siç prisnin analistët. Ajo deklaroi gjithashtu se investitorët do të duhej të prisnin deri në vitin 2011, për të parë ndonjë rritje të prodhimit apo të dividenteve.

Më vonë gjatë sesionit të sotëm, investitorët do t’i kthejnë sytë përtej Atlantikut, në pritje të të dhënave ekonomike, përfshi shitjet mujore me pakicë, si dhe publikimin e indeksit të humorit konsumator për muajin mars, që përgatisin Reuters dhe Universiteti i Miçiganit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)