Bursat europiane reagojnë sot pozitivisht
Paris, 11 tetor - Pozitiviteti që mbizotëroi pas përfundimit të takimit të liderëve europianë të Francës dhe Gjermanisë, u pasqyrua sot në bursat europiane.
Ato janë hapur në vlera pozitive, për të katërtin sesion me radhë.
Angela Merkel dhe Nikola Sarkozi premtuan se ndodhen fare pranë zgjidhjes së krizës dy vjeçare të borxhit në Eurozonë.
Mbrëmë ata deklaruan se qëllimi i tyre është gjetja e një përgjigje përfundimtare për krizën greke dhe për rikapitalizimin e bankave.
Përkundër kësaj analistët shprehen se kriza europiane ende nuk ka gjetur një zgjidhje dhe kjo është objekt i shfrytëzimit spekulativ.