08 Janar 2025

Bursat europiane mbyllen në rritje

Londër, 25 tetor - Tregjet financiare në Europë të enjten janë mbyllur në rritje pavarësisht të dhënave të fundit, që kanë treguar se, rritja e biznesit në Eurozonë është goditur nga rënia e kërkesës.

Indeksi i Londrës FTSE 100, DAXI i Gjermanisë dhe CAC 40 i Francës janë hapur në rritje nga 0.5 deri në 0.7%.

Ndërsa indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300, që ra me 0.6% në sesionin e kaluar është hapur në rritje me 0.4%.

Sektori bankar, të enjten u rimëkëmb nga humbjet e ditës së djeshme dhe shënoi fitime me 0.4 për qind.

Nafta brent ka rënë afër nivelit 107 dollarë për fuçi në ditën e sotme, pasi zgjerimi i furnizimit me naftë bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ulur çmimet drejt nivelit më të ulët 2-mujor.

Nafta bruto amerikane, nga ana tjetër ka shënuar rënie për sesionin e katërt në radhë, në nivelin më të ulët, që prej muajit Qershor.

Ari preku nivelin më të lartë në një muaj në ditën e sotme, pasi të dhënat nga Shtetet e Bashkuara, përsa i përket kërkesave për përfitime papunësie treguan rënie më të vogla se parashikimet.

Monedha europiane, euro është tregtuar e qendrueshme kundrejt dollarit duke u drejtuar në nivelin më të lartë në dy vite. .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)