Bursat europiane mbyllen në rritje
Londër, 1 prill - Aksionet evropiane u rritën në fillim të tregtisë të enjten, duke përmbysur humbjet e sesionit të kaluar. Humori mori shtysë nga rritja e sektorit të prodhimit industrial në Kinë dhe bankat dhe minierat u rritën në bursa.
Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,6 përqind në kuotën 1084,75 pikë, duke rikuperuar humbjet e sesionit të kaluar, kur ky indeks u mbyll me një rënie 0,1 përqind.
Dy sondazhe treguan se sektori industrial në Kinë bëri një hap përpara muajin e kaluar dhe porositë për mallra industriale u rritën, duke sinjalizuar një rritje të fortë të PBB-së për tremujorin e parë.
Bankat ishin sot mes fituesve më të mëdhenj në zërat e indeksit. Barclays, HSBC, Societe Generale, BNP Paribas dhe Deutsche Bank u rritën nga 0,5 në 0,9 përqind.
Edhe minierat morën hov për lart, të mbështetura nga forcimi i çmimeve të metaleve. Anglo American, Kazakhmys, BHP Billington, Xstrata dhe Rio Tinto u rritën nga 0,7 në 1,3 përqind.
/Scan Tv/