22 Dhjetor 2024

Bursat europiane, aziatike dhe Wall Street në rritje

Bruksel - Tokio - New York, 7 mars - Aksionet evropiane u rritën paraditen e së premtes, duke ndjekur fitimet në Azi dhe Shtetet e Bashkuara gjatë natës, përpara publikimit të shifrave të rëndësishme të punësimit në SHBA.

Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,4 përqind, duke u futur sot në ditën e gjashtë rresht të fitimeve. Ky indeks bazë evropian është rritur 61 përqind nga kuota më e ulët që preku në marsin e vitit 2009.

Sektori i rëndë bankar ishte ai që i shtoi më shumë pikë sot indeksit. Banco Santander, Barclayes, HSBC, Standard Chartered dhe Unicredit u rritën nga 0,4 në 1,7 përqind.

Sot fokusi ekonomik do të përqendrohet disa orë pas mesdite në publikimin e shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor në Shtetet e Bashkuara. Shifrat pritet të tregojnë humbjen e 50 mijë vendeve të punës për muajin shkurt. Analistët thonë se tendenca në tregun amerikan të punës është e qartë: ajo po stabilizohet, por nuk po arrin të krijojë vende të reja pune.

Bursat aziatike

Aksionet aziatike u rritën të premten, pasi të dhënat inkurajuese amerikane të shitjeve me pakicë dhe ato të punësimit sugjerojnë se tregu më i madh i eksporteve aziatike po stabilizohet.

Ndërsa euro mbeti në mbrojtje, nën hijen e krizës së borxhit grek. Investitorët tani presin me ngulm shifrat e punësimit në sektorin jobujqësor amerikan, të dhënat më me peshë në sektorin e punës, që publikohen të premten pasdite.

Indeksi mesatar japonez NIkkei u rrit 2,2 përqind, ndërsa indeksi më i gjerë Topix u rrit 1,47 përqind. Indeksi MSCI i Azi-Paqësorit u rrit 0,83 përqind. Për ta rritur humorin pozitiv në Tokio, e përditshmja Nikkei shkruante se Banka e Japonisë po merr në shqyrtim lehtësimin e mëtejshëm të politikave monetare dhe një vendim të tillë do ta merrte brenda këtij muaji.

Dollari u rrit 0,2 përqind ndaj jenit, ndërsa indeksi i dollarit mbeti i qëndrueshëm në kuotën 80,52 pikë. Euro mbeti në pozita mbrojtëse, prej shqetësimeve mbi borxhin e Greqisë, si dhe deklasifikimit që i ka bërë Deutsche Bank-ës kompania e vlerësimeve Moody’s Investors Service.

Wall Street

Stoqet amerikane u rritën të enjten, pasi të dhënat më të mira nga parashikimi për shitjet me pakicë dhe rënia e numrit të amerikanëve që kërkojnë asistencë, tregoi një stabilizim të ekonomisë.

Rritja e shitjeve me pakicë për shkurtin, që priteshin të ishin rënduar prej motit të keq që ka goditur pothuaj tërë SHBA-të, i ngriti aksionet e shitësve me pakicë, ndërsa sektori përkatës që përfshihet në indeksin Standard & Poors u rrit 1,3 përqind.

Kompania Target, një gjigand në sektorin e shitjeve me pakicë, u rrit 2,4 përqind, pasi deklaroi se shitjet për dyqan në muajin e kaluar u rritën 2,4 përqind. Sidoqoftë, tregtia ishte e lëkundur, teksa investitorët mbeten në pritje të shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor të së premtes.

Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,46 përqind, indeksi SP500 u rrit 0,37 përqind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,51 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)