23 Dhjetor 2024

Bursat e Azisë serish pësojnë rënie drastike

Tokio, 9 gusht - Tregjet aziatike reaguan negativisht pas vendimit të Standard & Poor\'s, për të ulur në klasifikim aftësinë e Shteteve të Bashkuara, për të paguar borxhin.

Pas mbylljes së tregjeve të aksioneve në Azi, më 8 gusht, indekset kryesore në Tokjo, Hong Kong, Seul dhe Sidenej, pësuan humbje të mëdha.

Ndryshimi i klasifikimit nga agjencia e vlerësimit të kredisë Standard & Poor\'s për SHBA-të, nga AAA në AA+, ka shqetësuar investitorët për perspektivën ekonomike të Evropës dhe SHBA-së.

Rënia pikatë e bursave ndërkombëtare ka nxitur një reagim të menjëhershëm të G7-ës. Të hënën më 8 gusht, ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore, dolën me një deklaratë të përbashkët.

Ata angazhohen që gjatë javëve të ardhshme, të vazhdojnë kontaktet dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Deklarata shpreh gjithashtu angazhimin e tyre për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e stabilitetit financiar dhe rritjen ekonomike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)