Bursat e Azisë e përfunduan javën me rënie drastike
Hong Kong, 8 gusht - Bursat e Azisë e përfunduan javën me rënie drastike për shkak të shqetësimit të lidhur me parashikimin e rënies së eknomisë botërore.
Hang Seng i Hong Kong-ut në të mbyllur të tregjeve të aksioneve ra me 4,29 për qind. U reduktuan me 3.7 për qind Nikkei japonez dhe KOSPI korean. Indeksi i bursës së letrave me vlerë të Shanghait SSE Composite ra me 2,15 për qind.
Investitorët, sipas mendimit të ekspertëve, presin recesionin në ekonominë amerikane dhe përhapjen e krizës së borxheve, të ngjashme me atë greke, në Itali dhe Spanjë.