22 Dhjetor 2024

Bursat aziatike mbyllen pozitive

Azi, 3 mars - Aksionet aziatike shënuan rritje për sesionin e tretë radhazi dhe interpretimin më të mirë e dha sektori i teknologjisë së lartë. Ndërkohë dollari australian ra pas vendimit të bankës qendrore të vendit për të rritur normën bazë të interesit.

Monedha e Bashkimit Evropian vijoi të jetë nën presion, pasi lojtarët në tregun monetar nuk janë të bindur për një zgjidhje të krizës greke, pa parë më parë paketën e ndihmës.

Indeksi MSCI për Azi-Paqësorit pa Japoninë u rrit 0.6 përqind, ndërkohë që sektori i teknologjisë së informacionit u rrit 1.5 përqind. Në Japoni treguesi Nikkei u rrit 0.49 përqind dhe treguesi më i gjerë
Topix u rrit 0.42 përqind. Në Korenë e jugut, raporti pozitiv nga kompania SanDisk e rriti treguesin Kospi 1.29 përqind.

Indeksi SSEC i Shangait ra 0.62 përqind, ndërsa indeksi Hang Seng i Hong Kongut ra 0.83 përqind. Në Australi indeksi ASX u rrit 0.33 përqind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)