22 Dhjetor 2024

Bursat aziatike, bien të enjten

Tokio, 19 mars - Aksionet aziatike janë lëkundur pranë majave 17 mujore, të bazuara kryesisht në optimizmin e investitorëve mbi sigurinë e normave të ulëta të interesit, dhe inflacionit të ulët që do të mbështesë tregjet monetare në terma afat shkurtra.

Në ditën e sotme fokusi i investitorëve do të jenë të dhënat ekonomike nga SHBA, ku pritet të zyrtarizohen çmimet konsumatore dhe papunësia.

Indeksi MSCI për Azi-Paqësorin pa Japoninë pothuajse nuk ndryshoi në këtë sesion. Në Japoni treguesi Nikkei ra 0.95 përqind ndërsa treguesi më i gjerë Topix ra 0.70 përqind. Në Korenë e jugut treguesi Kospi ra 0.46 përqind.

Në Australi indeksi ASX u rrit 0.20 përqind. Në Kinë treguesi SSEC ra 0.43 përqind dhe treguesi i Hong Kongut ra me 0.37 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)