Bursat amerikane mbyllen në rritje
New York, 3 prill - Treguesit Dow Jones dhe SP500 u rritën të enjten, falë shifrave pozitive ekonomike, por Nasdaq mbeti në vend, pasi investitorët hoqën qafe aksionet e Research in Motion, pas publikimit të rezultateve të saj negative.
Ankthi mbi raportin e punësimit që publikohet të premten i mbajti, sidoqoftë, fitimet të kufizuara.
Tregjet amerikane do të jenë të mbyllura të premten për festën e së Premtes së mirë, kur të lëshohet raporti mbi papunësinë për muajin mars, prandaj disa investitorë zgjodhën të grumbullonin fitimet përpara fundjavës së gjatë të Pashkëve, duke e përmbysur rritjen me 1 përqind që njohën më herët bursat.
Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,65 përqind, indeksi SP500 u rrit 0,74 përqind, ndërsa indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,19 përqind.
/Scan Tv/