Bursat amerikane mbyllën në ndryshime të vogla
New York, 15 dhjetor - Bursat amerikane të ndikuara nga pesimizmi që shkaktoi besimi se Kina do ndërhyjë në politikën monetare për të reduktuar normën e inflacionit gjatë ditës së djeshme u mbyllën në ndryshime të vogla .
Nasdaq ra në territor negativ duke mbyllur serinë 8 ditore të rritjes, ndërkohë Dow Jones dhe S&P 500 u mbyllën të pandryshuara.
Analiza teknike e indekseve sugjeron vijim të politikës së tërheqjes së investitorëve në këtë periudhë të fundvitit dhe që në sesionin e parë për këtë javë u regjistrua një volum i lehtë shkëmbimesh në New York.
Dow Jones fitoi 18.24 pikë ose 0.16 për qind në 11 mijë e 428.56 pikë. Standard & Poor\'s 500 u rrit me vetëm 0.06 pikë ose me 0.00 për qind. Ndërsa Nasdaq Composite ra 12.63 pikë ose 0.48 për qind.