10 Janar 2025

Bursa greke pësoi rënien më të madhe në tregjet evropiane

Athinë, 18 shkurt - Bursa në Greqi pësoi sot rënien më të madhe në tregjet evropiane të aksioneve, një reagim negativ ky i investitorëve ndaj dështimit të bisedimeve të djeshme mes Athinës dhe kreditorëve të saj.

Eurozona ka deklaruar se Greqia duhet të kërkojë zgjatjen e programit të shpëtimit financiar deri të premten, si kusht që bisedimet për borxhin të vazhdojnë. Megjithatë, sot të dyja palët duket se i ulën tonet.

Bisedimet e djeshme në Bruksel për borxhin e Greqisë u mbyllën para kohe me deklaratat e Eurozonës që kishin formën e një ultimatumi.

Eurozona prej 19 vendesh tha se Athina duhet të pranojë një kusht kryesor para fundit të kësaj jave, përndryshe do t\'i duhet ta përballojë vetë pagimin e borxhit. Në thelb, Greqia duhet të kërkojë një zgjatje të programit të shpëtimit financiar.

Shumë ekspertë të tregjeve financiare thonë se nëse Greqia nuk pranon, kjo mund ta detyronte atë të largohej nga eurozona.

Në Athinë, Nick Kafkas, kreu i firmës financiare Merit Securities, tha se nuk ishte fjala për një ultimatum dhe se ende ka hapësirë për të arritur marrëveshje.

\"Pati trysni nga evropianët, kaq mund të thuhet. Ultimatumi ka tjetër kuptim dhe bisedimet nuk do të ndalen,\" tha zoti Kafkas.

Tensionet u shfaqen pas deklaratës së Eurozonës, e cila tha se Athina duhet të kërkojë një zgjatje të programit të shpëtimit financiar deri të premten, përndryshe bisedimet për kursin e ardhëm financiar dhe ekonomik të Greqisë nuk mund të vazhdojnë.

Investitorët shqetësohen se dy palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre, sidomos në kushtet kur qeveria e re e partisë së krahut të majtë Syriza e ka bërë eliminimin e masave shtrënguese financiare themelin e programit të saj.

Më 28 shkurt përfundon faza e tanishme e paketës së shpëtimit financiar dhe gjatë muajve të ardhshëm Greqia do të zhytej në vështirësi për të paguar obligimet e saj siç janë këstet e borxhit.

Robert Halver, analist tregu në Baader Bank të Frankfurtit, tha se gjasat janë që Greqia dhe Eurozona të arrijnë një marrëveshje.

\"Tregu i sheh bisedimet me Greqinë si një lojë të madhe pokeri nga të dyja palët dhe shpreson se do të ketë bisedime deri ditën e fundit.\"

Por ai tha gjithashtu se nëse mosmarrëveshjet vazhdojnë deri në mes të marsit, atëhere Eurozonës do të t\'i duhet të përgatitet për daljen e Greqisë dhe kjo do të bënte që edhe vende të tjera si Portugalia dhe Qiproja të largoheshin nga blloku i euros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)