Bursa gjermane dhe ajo e New York-ut bisedojnë për shkrirje
Bisedimet kanë përparuar, megjithatë nuk është arritur ende marrëveshje bënë të ditur të dy palët.
Bursa gjermane do të mbajë shumicën e aksioneve në firmën e re që do të krijohet.
Aksionet e të dy mbajtësve të bursave u tërhoqën nga tregu. Bursa e Nju Jorkut pati blerë në vitin 2007 bursën evropiane Euronext.
Bursa e krijuar prej tyre NYSE Euronext vepron ndër të tjera në Wall Street të Nju Jorkut si dhe në bursat e Amsterdamit, Brukselit, Parisit dhe Lizbonës.
Nëpërmjet një shkrirjeje me bursën e Frankfurtit do të krijohej bursa më e madhe aksionere ne botë.