Bursa e Tokios pëson rënie të theksuar
Tokio, 2 maj - Me rënien drastike të kuotimeve përfundoi tregtia e së martës në bursën e fondeve të Tokios.
Indeksi kyç i vendit Nikkei, që pasqyron kursin e aksioneve të 225 kompanive kryesore, ra me 169.94 pikë dhe arriti në nivelin 9350.95 pikë.
Ra ndjeshëm edhe indeksi më i gjerë TOPIX, i cili pasqyron çmimet e aksioneve të të gjitha kompanive në segmentin e parë të Bursës së Fondeve të Tokios. Ai humbi 14.78 pikë dhe ra deri në nivelin 789.49 pikë.
Në gjendjen e lojtarëve në Tokio ndikim serioz ushtruan të dhënat ekonomike nga SHBA - shifrat e ekonomisë amerikane për muajin prill dolën shumë më të këqija nga ç\'pritej.
Kursi i dollarit, nga ana e vet, gjithashtu shënoi rënie kundrejt yen-it.