Bursa e Tokios pësoi rënie prej 2,21 për qind
Tokio, 3 nëntor - Bursa e Tokios e mbylli seancën e djeshme në rënie të dukshme prej 2,21 për qind, pasi investitorët shqetësohen se mos zhvillimi i një referendumi në Greqi e vështirëson zgjidhjen e krizës së borxhit në Evropë.
Në mbyllje, treguesi Nikkei 225 i vlerave kryesore ra me 195,10 pikë duke arritur në 8 640,42 pikë.