24 Dhjetor 2024

Bursa e Tokios bie me 2,17 për qind

Tokio, 27 shtator - Bursa e Tokios ra sot me 2,17 për qind në mbyllje, për shkak të ankthit të vazhdueshëm lidhur me rritjen ekonomike botërore dhe me financat evropiane, në kuadrin e rritjes së jenit.
    
Treguesi Nikkei 225 ra me 186,13 pikë dhe përfundoi në 8.374,13 pikë, niveli i tij më i ulët që prej prillit 2009.
    
Problemet e borxhit evropian, veçanërisht ato të Greqisë kanë mbetur shqetësim i të gjithëve.
    
\"Disa kanë filluar të marrin parasysh në kuota mundësinë e një falimentimi të Greqisë\", shpjegoi Hisatsune Kobayashi, i SMBC Nikko Securities, i cituar nga Dow Jones Newswires.
    
Tregu mbetet gjithashtu shumë i shqetësuar përballë perspektivave të errëta të rritjes ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)