27 Dhjetor 2024

Bursa e Stambollit shënon rekordin historik

Stamboll, 14 qershor - Pas publikimit të nivelit të rritjes ekonomike me 5% për tremujorin e parë të vitit, një shifër mbi parashikimet, indeksi i Bursës së Stambollit, BIST 1000 seancën e pasdites e mbylli me një nivel rekord 99,707 pikë.

Indeksi BIST 100 ka parë edhe 100 000 pikët, që është niveli më i madh që ka njohur Bursa e Stambollit që nga hapja e saj.

Indeksi BIST 100 të hënën u ngjit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave me 99 707,33 pikë.

Ky sukses erdhi pas publikimit të hënën të shifrave lidhur me rritjen e ekonomisë për çerekun e parë të vitit, 5%, një shifër kjo mbi parashikimet.

Edhe pse nuk qëndroi për një kohë të gjatë mbi këto nivele, indeksi e ngriti nivelin e mbylljes në 99 442,11 pikë duke shënuar një rritje prej 0,50%.

Kurse sipas analistëve në prag të mbledhjes së Bankës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FED), e cila do të fillojë sot dhe do të zgjasë dy ditë, tregjet globale do të ndjekin një grafik të luhatur dhe do të jenë të përqendruara në sinjalet dhe deklaratat që do të vijnë nga FED-i lidhur me procesin e reduktimit të bilancit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)