Bursa e Stambollit pranë rekordit të të gjitha kohërave
Stamboll, 4 prill - Indeksi kombëtar Ulusal-100 i Bursës së Stambollit është shumë pranë rekordit historik të nivelit më të lartë të të gjitha kohëve.
Treguesi i përbërë shënoi 203 pikë rritje dhe arriti kuotën e 57 mijë e 911 pikëve.
Si rrjedhojë e pashkëve, sot në shumë bursa të Amerikës dhe Evropës bursat nuk kanë funksionuar.
Ndërkohë që kjo situatë ka sjellë me vete vijën horizontale me vëllim të ulët nëpër grafikë, rëndësi të madhe kanë të dhënat e papunësisë dhe punësimit jobujqësor që pritet të shpallen në Amerikë.
Dje në Bursën e Nju Jorkut indeksi industrial Dow Jones shënoi 0,64% rritje, ndërsa ai teknologjik Nasdaq 0,19%.
Nga ana tjetër, treguesit e bursave të Azisë dhe Lindjes së Largët sot kanë pasur përgjithësisht ngjyrën e gjelbër.