Bursa e Stambollit në 2012 shënoi një rritje me 52,55 për qind
Stamboll, 3 janar - Indeksi-100 i Bursës së Stambollit (IMKB) në vitin 2012 shënoi një rritje me 52,55 për qind, ose me 26.941,82 pikë, nëse e shprehim në pikë.
Kështu transaksionet që këmbehen në Bursën e Stambollit në vitin 2012 u vlerësuan mesatarisht me 4,38 për qind. Indeksi vetëm në 3 muajt e fundit u mbyll me rënie në krahasim me muajin e mëparshëm. Kurse në 9 muajt e parë të vitit Bursa shënoi vetëm rritje.
Pompimi i likuiditeteve në treg nga Bankat Qendrore për të mbështetur ekonominë dhe për të ulur normat e interesit pavarësisht procesit të vështirë në lidhje me aktivitetin ekonomik global dhe vazhdimit të përhapjes së krizës financiare në Evropë sollën rritje të oreksit për të riskuar duke siguruar kështu edhe ngritje të tregut të aksioneve.
Indeksi-100 IMKB trendin e ngjitjes në çerekun e fundit të vitit e vazhdoi me shpejtësi edhe një muajin dhjetor. Muajin dhjetor indeksi e mbylli me 78.208,44 pikë, duke shënuar një rritje në raportin 7,05 për qind. Ky është edhe niveli më i lartë që ka regjistruar indeksi në bazë mujore dhe vjetore.
Në një kohë që shqetësimet për humnerën financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të rrisin ndikimin e tyre në tregun e jashtëm, vazhdimi i rënies së deficitit primar sidomos brenda vendit dhe zbritja në nivelin 5,50 për qind e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore duke e ulur me 25 pikë bazë i rriti edhe më shumë parashikimet pozitive afatmesme të tregjeve.
Me këtë optimizëm Indeksi-100 IMKB-së në muajin dhjetor e ngriti nivelin në rekordin më të lartë të historisë së tij, në 79.077,32 pikë dhe rekordin e mbylljes ditore e theu në datën 28 dhjetor me 78.579,08 pikë.