Bursa e Stambollit arrin nivelin rekord
Stamboll, 3 nëntor - Indeksi i Bursës së Turqisë arriti shkallën më të lartë të të gjitha kohërave duke shkuar në 112.073,51 pikë gjatë seancës së mëngjesit të së mërkurës.
Indeksi BIST 100 i Bursës së Stambollit filloi ditën me rritje prej 0,34 për qind, për t'u hapur në 110.512,91 pikë. Të martën, indeksi u mbyll me 110.142,60 pikë me një vëllim tregtar prej 7,2 miliardë lirash turke (1,89 miliardë dollarë).
Javën e kaluar, midis 20 tetorit dhe 27 tetorit, BIST 100 shënoi rënie javore prej 0,55 për qind, ndërsa performanca mujore e saj kishte një rritje prej 7,03 për qind në tetor.
Që nga fillimi i këtij viti, BIST 100 është rritur për 41,65 për qind, nga afërsisht 77.754,46 pikë më 2 janar, që paraqet ditën e parë tregtare të vitit 2017.