Bursa e Londrës rritet pas zgjedhjeve
Londër, 9 maj - Bursa e Londrës u hap dje me rritje pasi kryeministri konservator, David Cameron po i drejtohet fitores së zgjedhjeve të djeshme parlamentare.
Treguesi FTSE-100 arriti të marrë 120,43 pikë, thënë ndryshe 1,75 për qind më shumë, duke arritur në 7 007,37 pikë.
Hapja pozitive ndodhi për shkak se konservatorët duket se i kanë fituar zgjedhjet parlamentare, madje duke i hapur rrugën edhe një maxhorance absolute, thanë Mike van Dulken dhe Augustin Eden, analistë në Accendo Markets.