Bursa e Hong Kongut e interesuar për investitorë rusë
Hong Kong, 12 shtator - Hong Kong Stock Exchange dhe Clearin Ltd. është fort e interesuar për tërheqjen e kompanive ruse në platformën e vet tregtare, deklaroi Zëdhënësja e Exchange Lorraine Chan.
Sipas fjalëve të saj, emetuesit rusë mund të shpresojnë për likuiditet të lartë dhe infrastrukturë të fuqishme financimi në të.
Ne do të ishim fort të kënaqur të shihnim në Bursën tonë 2 kompani nga Rusia - RUSAL dhe IRC Ltd. (filial i kompanisë minerare Petropavlovsk, - tha Chan.
Ajo kujtoi se në prill të këtij viti Hong Kong Stock Exchange u vizitua nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev.