27 Dhjetor 2024

Bursa e Frankfurtit pranon firma kineze

Frankfurt, 13 qershor -  Që prej vitit 2008 Bursa Gjermane e prezanton biznesin e saj edhe në gjuhën kineze. Këtë shërbim e vlerësojnë shumë firmat kineze, 33 prej tyre janë pjesë e listës së Frankfurtit.

Karkaleca, gaforre ose kallamarë: Mbi 100 lloje peshku dhe fruta deti prodhon firma kineze Haikui Seafood. Qendra e firmës ndodhet ne ishullin kinez Dongshan në provincën Fujian dhe furnizon klientë në Kinë dhe mbarë botën.

Këtë vit firma vendosi të futet në bursë - në Frankfurt, në një distancë më të madhe se 9 mijë km në perëndim të vendit ku ndodhet firma.

Drejtori i financave të firmës së Haikui Seafood, Alan Gey e argumenton kështu vendimin: \"Bursa gjermane prezantohet shumë mirë. Në faqen e internetit mund të zgjedhësh edhe gjuhën kineze, kështu që ne mund të shohim direkt, cilat dokumenta duhen prezantuar për t\'u futur në bursë, si zhvillohet procesi dhe cilat banka janë të specializuara me Kinën. Kjo e gjitha është e dobishme për ne.\"

Në Frankfurt marrin pjesë gjithsej 33 firma nga Kina, 10 prej tyre me standart të rregulluar rreptë. Më 15 maj të këtij viti erdhi radha edhe për Haikui Seafood: Firma e nivelit të mesëm nxorri aksionet e para.

\"Në vështrim të parë nuk bëhet e qartë pse prodhuesi i frutave të detit kërkon të futet në Bursën Gjermane,\" thotë Moritz Freiherr Schenck, ekspert për Kinën në firmën e konsultimit KPMG.

Sipas tij një firmë e nivelit të mesëm e ka të vështirë të marrë pjesë në bursat kineze, të perceptohet aty dhe të futet në listë.

Kjo sepse bursat në Shenzhen dhe Shanghai kanë rregulla shumë të rrepta sa i përket madhësisë së firmës. Nëse nuk është arritur një madhësi e caktuar atëherë firmat nuk janë relevante për përpiluesit e listave.
 
Shumë firma kineze duan të futen në bursë. Kërkesa është aq e madhe saqë për një firmë të nivelit të mesëm nuk është e lehtë të marrë lejen.

Kjo nuk ka të bëjë me kualitetin e firmës, thotë Schenk. Proceset e shpejta të përpunimit, transparenca dhe kërkesat e qarta janë arsyet pse Haikui Seafood morri vendimin të futet në bursë në Gjermani, thotë shefi i financave Alan Gey.

Dhe dicka tjetër është ndryshe në Frankfurt nga bursat evropiane: \"Firmat e vogla dhe të mesme këtu në Gjermani janë baza e ekonomisë. Këtu ka shumë investorë që i njohin kushtet e firmave të tilla dhe kuptojnë modelin e tyre të biznesit.\"

Kështu që firmat kineze dhe Bursa gjermane përfitojnë së bashku, nga futja e firmave në bursë thotë Schenck.

Për imazhin e firmës është pozitive nëse tregon se nuk është vetëm një prodhues i suksesshëm, por merr pjesë edhe në një bursë të huaj.

 Kurse për Frankfurtin ky është avantazh, sepse nëpërmjet firmave kineze, Frankfurti bëhet interesant për investorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)