Bursa e Athinës vazhdon të jetë e mbyllur
Athinë, 27 korrik - Banka Qendrore Evropiane ka hedhur poshtë propozimin e autoriteteve greke për të rihapur Bursën e Athinës pas kufizimeve për tregtarët grekë e të huaj.
Këtë e tha emetuesi Bloomberg, zëdhënës i bursës greke. Tani pritet vendimi i Ministrit të Financave, që të prezantojë kufizimet e kërkuara nga Frankfurti.
Në këtë pikë, nuk ka gjasa që tregtia të rifillojë të hënën. Ministri tani duhet të prezantojë disa kufizime për përdorimin e parave nga llogaritë bankare greke për këmbimet në tregun financiar.
Këto kufizime duhet të jenë të përkohshme. Bursa e Athinës është e mbyllur që nga data 29 qershor.