Bursa e Athinës shënon rënie të madhe
Athinë, 24 shtator - Humbje të mëdha prej 4 për qind shënoi indeksi i përgjithshëm i bursës së Athinës, duke rënë poshtë 800 pikëve.
Kjo rënie mendohet se ka ardhur nga ndrojtja e investitorëve për shkak të skenarve të falimentimit të Greqisë.
Herën e fundit që bursa e Athinës ishte nën nivelin e 800 pikëve ishte më 19 Prill të 1995-ës.
Konkretisht, Indeksi i Përgjithshëm i bursësë së Athinës është mbyllur në 797,95 pikë, ndërsa vlera e transaksioneve ka arritur në 80.270.000 euro.