Bursa e Athinës pritet të rihapet sot
Athinë, 3 gusht - Pas një mbylljeje 5 javore Bursa e Athinës pritet të rihapet të hënën për të ndaluar kolapsin financiar të vendit.
Tregtarët grekë presin humbje të tjera dhe janë të shqetësuar për përkeqësimin e ekonomisë vendëse.
Mendohet që Indeksi i Përgjithshëm i Bursës së Athinës të brejë më shumë se 20% në ditë.
Sipas planit të miratuar nga Banka Qendrore Europiane, investitorët vendas do të lejohen të blejnë aksione me të kapitalet ekzistuese, por ata nuk mund të tërheqin para nga llogaritë e tyre në bankat greke.(