Bursa dhe rubla në Rusi vazhdojnë të bien për shkak të rreziqeve gjeopolitike
Prishtinë, 24 janar - Për shkak të tensioneve të Rusisë me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian (BE), rubla dhe bursa ruse kanë vazhduar rënien edhe në ditën e parë të javës.
Rubla ruse në ditën e parë të javës humbi 0,4 për qind vlerë kundër dollarit duke shkuar në nivelin 77,7, ndërsa 0,1 për qind kundër euros dhe arriti në nivelin 88.
Indeksi i bursës së Moskës (MICEX) humbi vlerë prej 2,75 për qind duke arritur në 3.344 pikë, kurse indeksi RTS u ul për 3,3 për qind dhe arriti në 1.355 pikë.
Analistët theksojnë se përveç tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës dhe rritjes së mundësisë për një konflikt ushtarak, edhe urdhri për largimin e familjeve të personelit të ambasadës amerikane në Kiev ka krijuar presion për rënien në tregjet ruse.