Bursa amerikane ka humbur afro 1 trilion dollarë
New York, 7 shkurt - Analistët e tregut po ndjekin me vëmendje nëse bursa amerikane do ta rimarrë veten, pasi shënoi një rënie të ndjeshme.
Indeksi industrial Dow Jones humbi 4.6 % të vlerës. Ndërkaq, ulja e papunësisë dhe ngritja e pagave po shtojnë shqetësimet se ekonomia amerikane mund të përballet me inflacion më të madh.
Disa ekspertë financiarë paralajmërojnë investitorët që të tregohen të matur në reagimin e tyre ndaj rënies.
Rënia e indeksit Dow Jones dje pason një raport të fundit për përmirësime në situatën e punësimit, sipas të cilit ekonomia amerikane hapi 200 mijë vende të reja pune dhe rritja e pagave vazhdon me ritmet më të shpejta në 10 vjet.
Bursa amerikane ka humbur afro 1 trilion dollarë që të premten.
Analistët thonë se një rënie e tillë mund të përbëjë problem për Presidentin Trump, i cili në analizën e tij ekonomike gjithmonë vë në dukje rritjen e tregut të aksioneve.