Bullgaria shpërndarës evropian i gazit
Sofje, 11 prill - Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova, ka deklaruar se do të punohet që Bullgaria të bëhet një qendër për shpërndarjen e gazit natyror në tërë Evropën.
Sipas saj në Bullgari kemi të gjitha premisat e domosdoshme, si për shembull pozicion të përshtatshëm gjeografik. Bullgaria është një territor, përmes të cilit kalojnë itineraret e gazit natyror nga jugu dhe nga lindja. 80% të stacioneve për ngjeshje në rajon ndodhen në territorin e Bullgarisë, shpjegoi Ministrja. Sipas fjalëve të saj do të mbështetemi tek burimet vendase.
Përmes stacionit të ri për ngjeshje do të kalojnë 14 mlrd. metra kubike për në Turqi kështu do të përdoren 85% prej kapacitetit të saj.