Bullgaria në vendin e 14 për nga shitja e birrës në Evropë
Sofje, 18 tetor - Bullgaria realizon 5 milion hektolitër birrë për vit, që i jep vendin e 14 në klasifikimin e prodhuesve të birrës në Evropë.
Gjatë vitit 2009 përsëri lider në shitjen e birrës është Gjermania me 89 mln hektolitër, ndjekur nga Britania e Madhe dhe Polonia.
Të dhënat e klasifikimit ishin shpallur në takimin Prodhuesit e birrës në Evropë në Bruksel, që u hap nga presidenti i Këshillit evropian Herman van Rampoj.