21 Prill 2025

Bullgari, investimet e huaja në 2012 kanë arritur 1.4 miliardë euro

Sofje, 10 mars - Investimet e huaja për vitin 2012 kanë arritur 1.4 miliardë euro sipas të dhënave paraprake, derisa gjatë vitit 2011 mbi të njëjtën bazë kanë qenë 1 miliardë leva, deklaroi ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmi Deljan Dobrev.

Të dhënat janë nën pritjet e qeverisë për investime prej 2 miliardë euro, por ministri ekonomik në dorëheqje deklaroi se, ato nuk janë paraprake dhe i nënshtrohen korrigjimin.

Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare klasifikimin e investitorëve të huaj gjatë vitit 2012 e kryeson Holanda, e pasuar nga Luksemburgu, Zvicra dhe Rusia.

Sektorët bazë, ku janë përqendruar këto investime janë transporti, logjistika dhe komunikimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)