Bullgari, 88 milion euro investime të huaja

Sofje, 18 nëntor - Investimet e drejtpërdrejta në Bullgari për periudhën janar-shtator të 2012-ës janë 971.8 milion euro ose me 250 milion euro më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithë rritjen, muaji shator ishte kritik për sa u prekte investimeve të huaja në vend, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare.
Gjatë shtatorit kishte rënie të 167 milion eurove që rënie ka të bëjë me shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive nëna.
Falë investimeve në etapën fillestare të ndërtimit dhe blerjes së pronave të patundshme, në Bullgari kanë hyrë 88 milion euro.
Të ardhura nga privatizimi gjatë shatorit nuk kishte, kurse fitimi i riinvestuar ishte 7 milion euro.