22 Dhjetor 2024

Bruderle paralajmëron për rrezikun nga lufta globale tregtare

Pekin, 13 tetor - Ministri gjerman i Ekonomisë, Rajner Bruderle, paralajmëroi për rrezikun nga shpërthimi i luftës tregtare globale, për shkak të dallimeve të mëdha midis kombeve kryesore tregtare lidhur me politikën monetare.

“Rreziku nga lufta tregtare u paraqit në horizont”, tha Bruderle gjatë vizitës dyditëshe në Kinë.

Gjatë vizitës, Bruderle planifikon ta vizitojë Pekinin dhe Shangajin.

“Rreziku përbëhet në atë se problemet e lidhura me zhvlerësimin e valutës shpiejnë drejt devalvimit i cili eventualisht do të mund të shndërrohej në luftë komerciale”, deklaroi ministri gjerman, pa saktësuar ndonjë vend konkret.

Pekini iu nënshtrua trysnisë së madhe nga partnerët tregtarë SHBA dhe Evropa, për ta rivalvuar jaunin me tempo të shpejtë. Kritikët shprehen se valuta kineze mund të jetë e nënvlerësuar deri 40 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)