Britania shpreson në nënshkrimin e marrëveshjeve të reja tregtare

Hangzhou, 5 shtator - "Downing Street" deklaroi se kryeministrja Theresa May do të diskutojë mbi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja tregtare me vendet e ndryshme pas "Brexit"-it, duke theksuar se Britania e Madhe do të bëhet drejtuese e tregtisë së lirë globale.
Sipas kësaj deklarate, May do të promovojë aktivisht tregtinë e lirë në këtë samit. Britania e Madhe po punon për formimin e një ekipi negociatorësh për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të tregtisë dypalëshe me vendet e tjera.
May theksoi se globalizimi po sjell problemin serioz të diferencimit mes të varfërve dhe të pasuarve. Duhet ta përballojmë këtë sfidë, por nuk duhet të heqim dorë nga tregtia e lirë dhe nuk duhet të kërkojmë proteksionizëm tregtar.
Vendet duhet të sigurojnë investime për arsimin profesional dhe ndërtimin e infrastrukturës, që edhe klasa e punëtorëve të përfitojë nga tregtia.