Britania ndërmerr masa kundër kriptovalutave
Londër, 26 janar - Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, paralajmëroi se vendi mund të ndërmarrë masa ndaj kriptovalutave.
"Mund të nevojitet ndërmarrje masash kundër formave të përdorimit dhe përdorimit të tyre nga ana e kriminelëve", tha May në një reportazh për Bloomberg TV, duke theksuar se do t'i shikojnë në mënyrë serioze fushat si ajo e kriptovalutave.
Ndërkaq, duke folur në lidhje me rritjen e vlerës së kriptovalutës Bitcoin, May tha se kjo është një çështje të cilën duhet ta shikojnë.
Pohohet se paratë digjitale prej kohësh përdoren në aktivitete ilegale, përfshirë trafikimin ndërkombëtar të drogës, për arsye se, siç thuhet, vështirësitë në ndjekjen e transaksioneve ka lehtësuar kryerjen e këtyre aktiviteteve.