Britania kërkon lidhje të forta tregtare me BE-në
Londër, 21 janar - Sekretari britanik i Thesarit, Philip Hammond, po përpiqet të nxitë vendosjen e një marrëdhënieje të fortë tregtare midis Britanisë dhe Bashkimit Europian pas realizimit të Brexit.
Duke iu adresuar Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Hammond, argumentoi se krahasimi i daljes së Britanisë nga BE-ja me zgjedhjet amerikane nuk është i drejtë.
\"Në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka retorikë kundër tregtisë, kundër globalizimit. Një nga arsyet e largimit është se ne duhet të zhvillojmë më shumë tregti me pjesën tjetër të botës.\"
Hammond tha se pas arritjes së një marrëveshjeje të re tregtare, Bashkimi Europian do të mbetet partneri më i madh tregtar i Britanisë.