20 Prill 2025

Britani, qytetarët janë më të shqetësuar për inflacionin

Londër, 24 shtator - Një sondazh i publikuar në Britaninë e madhe ka treguar se qytetarët janë më të shqetësuar për inflacionin, por optimizmi për të ardhmen e financave personale u rrit në pikën më të lartë në 2 vite e gjysmë.

Indeksi i Markit për financat e familjarëve ra në 38.4 për shtatorin kundrejt pikës më të lartë 20 mujore që preku në gusht në vlerën e 38.9 pikë.

Vlerat e indeksit sugjerojnë se financat e familjarëve janë përkeqësuar përgjatë shtatorit dhe indeksi është poshtë kufirit të 50 pikë që ndan rritjen e të ardhurave nga rënia e tyre.

Por rezultati i fundit është një ndër më të mirët në 2 vitet e fundit dhe raportohet se familjarët kanë përdorur kursimet për të shpenzuar.

Në koment të statistikës analistët e Markit thanë se “sondazhi i shtatorit tregon se lehtësimi gradual i presionit mbi të ardhurat reale vijon të jetë mbështetës i financave të familjarëve”.

Ndërkohë 40 për qind e të anketuarve parashikojnë përkeqësim të situatës financiare për 12 muajt në vijim dhe vetëm 29 për qind janë shprehur për pritshmëri të përmirësimit të të ardhurave.

Në këtë vlerë ky është niveli më i lartë i pesimizmit që nga marsi i vitit 2010, dy muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)