23 Dhjetor 2024

Brexit, Britania mund të humbë 16 miliardë dollarë nga shitjet me BE-në

Londër, 4 shtator - Sipas një raporti nga agjencia tregtare e OKB-së, nëse Britania largohet nga BE-ja pa një marrëveshje, atëherë ka gjasë që të humbasë të paktën 16 miliardë dollarë nga shitjet me BE-në.

Shefi i zyrës së Konferencës së OKB-së për Tregti e Zhvillim u shpreh se humbjet do të vijnë nga eksporti i automjeteve, produktet që lidhen me kafshët dhe tekstilet.

Raporti vjen në kohën kur Parlamenti Britanik po diskuton për një plan për të penguar tërheqjen pa marrëveshje të Britanisë në 31 tetor.

Carlos Razo nga OKB-ja tha:

"Studimet tona përqendrohen në ndikimin që një Brexit pa marrëveshje do të ketë në eksportin e Britanisë dhe rezultati është shumë i qartë. Në kushtet 'pa marrëveshje', eksporti britanik do të ndikohet kryesisht nga BE-ja. Parashikojmë se eksportet e Britanisë në BE do të tkurren me 7%, pra në rreth 16 miliardë dollarë dhe ky është ndikimi më i paktë që mund të ndodhë sepse ky studim konsideron vetëm tarifat dhe jo të ashtuquajturat 'masat jo-tarifore' që do të ketë ndikim më të madh mbi eksportin britanik, e rrjedhimisht një ndikim madhor për Mbretërinë e Bashkuar."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)