Brendet botërore GAP dhe H&M për herë të parë në Kroaci
Zagreb, 1 nentor - Në Qendrën Arena në Zagreb për herë të parë në Kroaci do të paraqiten disa brende. Kështu qytetarët do të mund ti bëjnë më të lehta kuletrat e tyre në H&M, GAP, Banana Republika dhe Zara Houm.
H&M nuk është brendi i vetëm që në nëntor duhet të mbërrijë në Kroaci. Në Qendrën Arena e cila duhet të hapet më 5 nëntor do të mbërrijnë edhe GAP i cili me të ardhura prej 14,2 miliardë dollarësh dhe me rreth 3.100 vende të shitjes numërohet në mesin e zinxhireve më të mëdha botërore të veshjes.
Përveç brendi GAP, në ofertën e vet qendra e ka edhe markën e modës Banana Republika, Old Nejvi, Atleta, ndaj mund të pritet që në tregun kroat të hapen edhe shitore me këto brende.
Në Qendrën Arena do të gjendet edhe Zara Home, i cili ofron gjëra për amvisëri me çmime të volitshme.