Brazili i pari, Turqia e dyta në botë për investimet publiko-private
Washington, 11 qershor - Banka Botërore (BB) bëri me dije se Turqia është vendi i dytë në botë ndërmjet atyre në zhvillim, me më shumë investime infrastrukturore për sa i takon bashkëpunimit publiko-privat.
Në raportin me titull Investimet e Përbashkëta Publiko-Private Globale 2014, hartuar nga BB-ja në lidhje me 139 vende në zhvillim, theksohet se Turqia mirëpret 5 projektet më të mëdha të investimit të përbashkët publiko-privat në rajonin e Evropës dhe njëherësh Azinë Qendrore.
Falë 17 projekteve të reja, Turqia ka siguruar vëllimin e dytë më të lartë të investimeve publiko-private, nënvizohet në raport.
Sipas raportit të Bankës Botërore, investimet e përbashkëta publiko-private tek vendet në zhvillim gjatë 2014-s janë rritur me 6% në krahasim me një vit më parë, duke arritur në gjithsej 107,5 miliardë dollarë.
Në listën e vendeve me më shumë investimeve infrastrukturore, Brazili renditet i pari me 44,2 miliardë dollarë, Turqia e dyta me 12,5 miliardë dollarë, Peruja e treta me 8,1 miliardë dollarë, Kolumbia e katërta me 7 miliardë dollarë dhe India e pesta me 6,2 miliardë dollarë.
Raporti i BB-së tërheq vëmendjen se vlera e projekteve të 5 shteteve të lartpërmendura në bashkëpunimin publiko-privat formon 73% të totalit të investimeve infrastrukturore në të gjitha (139) vendet në zhvillim.