22 Dhjetor 2024

Braktisja e eurozonës nuk është e paparamendueshme

Londër, 21 maj - Dalja nga klubi tashmë nuk është i paparamendueshëm, është titulli i teksteve që shtypi britanik ia kushtoi krizës në eurozonë.

Pyetja që parashtrohet nuk është “a mund ndonjë vend të heq dorë prej euros”, por “cilat shtete këtë e dëshirojnë që të dalin nga fusha e minave të dispozitave të komplikuara juridike dhe financiare.

Sipas “Tajms”-it ekzistojnë dy lista të atyre që mund të dëshirojnë të tërhiqen nga euroja. Në njërën janë ato që do ta bëjën këtë nga dobësia si Greqia dhe Portugalia, ndërsa në tjetrën ato që do ta bëjnë për shkak se janë të fuqishme, ndërsa i kryeson Gjermania.

Para thuajse një viti dalja nga eurozona ishte tabu temë, por sot për këtë intensivisht po mendohet.

“Eurozona është në rrezik vdekjeje”, konsideron historiani dhe kolumnisti i “Gardijan”-it, Timoti Garton Esh, e cila shton se gjithnjë e më shumë e përfshinë një europesimizëm i thellë.

Politika evropiane lëviz me shpejtësi të kërmillit të dehur, ndërsa fuqia shpërngulet në Azi, shkruajnë mediumet britanike.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian është ekonomia më e madhe botërore, që disponon me burime të mëdha të fuqisë, por nuk i përdor racionalisht. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)