09 Janar 2025

BQE nis blerjen e bonove kombëtare të vendeve të ndryshme evropiane

Frankfurt, 10 mars - Banka Qendrore Europiane (BQE) nisi të hënën blerjen zyrtare të bonove kombëtare të vendeve të ndryshme evropiane, duke filluar politikën pa një afat të përcaktuar të lehtësimit monetar sasior.

BQE shpalli në janar blerjen e bonove shtetërore e private me një vlerë 60 miliardë eurosh.

Ajo shpreson në rritjen e normës së inflacionit nëpërmjet programit të blerjeve në shkallë të gjerë dhe në gjallërimin e ekonomisë reale me anë të hedhjes së më shumë kapitaleve në treg.

Dobësimi i vazhdueshëm i ekonomisë europiane është arsyeja kryesore e nxitjes së politikës së lehtësimit sasior nga BQE-ja.

Tani rritja ekonomike në Eurozonë është më pak se 1%. Ekonomitë kryesore, si Franca e Italia, kanë një rritje eknomike gati zero, ndërsa shumë vende përballen me sfidën e deflacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)